VOTONI PBDNJ

VOTONI PBDNJ

Ψηφίζω ΚΕΑΔ

Ψηφίζω ΚΕΑΔ

Fushata,takim me antare e simpatizante te PBDNJ te lagjeve 10 e 18.



Fushata,takim me antare e simpatizante te PBDNJ te lagjeve 10 e 18.
Ne situaten e nderlikuar kontradiktore paraelektorale,PBDNJ,si pjese e opozites,luftoi qe vendi te shkonte ne zgjedhje te lira,te ndershme,me nje qeveri te besueshme,sepse qeverisja katervjecare e Rilindjes nuk jepte asnje garanci per to.Eshte fakt,I pranuar nderkombetarisht,se ajo eshte e lidhur me krimin e organizuar,me narkotrafikun,me elemente te inkriminuar te future deri ne parlament. Ishin keto arsyet,qe opozita e bashkuar e drejtuar nga z.Basha detyroi maxhorancen te ulej e te neneshkruante marreveshjen dypaleshe,duke shmangur konfrontimin e humneren qe na rikujtonte historite rrenqethese te se kaluares.Kjo marreveshje detyroi PBDNJ,qe ne keto zgjedhje te merrte pjese duke zgjidhur rrugen e vetme qe I mbeti per te mbijetuar,duke u perfshire ne listen e PD.
PBDNJ do tju mbijetoje veshtiresive,ajo do te dale e fituar nga beteja me PS,e cila me kryetarin Rama beri cmos qe ne keto kater vjet ta eliminonte,duke perdorur te gjitha menyrat,me presion,me poste,me dredhi,me shpifje ndaj antareve e emrit te saj,ndaj kryetarit te saj. Ne sot jemi deshmitare,se ne saje te punes,mbeshtetjes tuaj,pranise suaj jemi rritur e forcuar e sebashku me PD e opoziten do ti fitojme zgjedhjet e 25 qershorit.
PBDNj,ne Republiken e re te Z.Basha,sheh NORMALITETIN EUROPIAN,nje vend te zhvilluar ekonomikisht,nje shoqeri te zhvilluar demokratike,ruajtje e respektim te te drejtave te njeriut,konsolidim te se drejtes te prones,drejtesi te pavarur e dinjitoze,institucione te forta.
Ne,do te kontribuojme per maredhenie te shkelqyera me Greqine,si vend fqinj,si investitori me I madh ne vendin tone,si mikprites I qindramijra bashkatdhetareve tane.Eshte e papranueshme dhe e pakonceptueshme,per ne,si Korce e korcare ky nivel I sotem I maredhenieve midis dy vendeve.
Keto dite u njohem me shkaterrimin e manastirit  400 vjecar ne Leshnicen e Poshtme ne Sarande. Ky ishte fundi I demagogjise te kesaj qeverisje per gjoja ruajtjen e trashegimnise kulturore e fetare,qe ende mban peng kisha e objekte fetare ne kopetencat e veta.Kjo eshte qeveria qe nderton kulla e sheshe pakuptim e qe lejon shkaterrimin e historise,cultures tone qindravjecare. Jemi deshmitare te ndryshimeve pa kuptim te institucioneve ne Korce,te ndryshimit te destinacionit te godines se bibliotekes,te pallatit te cultures,te ndertimeve “ciban”tek prefektura etj etj. I premtojme qytetareve korcare se nuk do te rreshtim se kerkuari deri sa keto vlera tju rikthehen destinacionit te tyre.Shikoni kontrastin:para dy ditesh Kryepiskopi yne,Fortlumturia e Tij Anastas,inaguroi gjimnazin e ri modern tregjuhesh Platon ne Korce dhe shenjteroi themelet e manastirit te Shen Merise ne Boboshtice.Dhe per keto e shume vepra qe ka bere ne Korce ne e falenderojme e I jemi perjete mirenjohes atij.Por me to.Shenjteria e tij, jep edhe shembullin se ku duhet investuar,se dija e kultura,besimi e shpresa e korcareve tek zoti kane lartesuar emrin e qytetit,krahines se tyre ne shekuj.


Jane pikerisht keto,qe sot poi u mungojne korcareve e I detyrojne at ate braktisin Korcen,familjen,vendlindjen.Prandaj ne besojme tek program ekonomik I Z.Basha,sepse vetem duke zhvilluar ate,duke hapur vende pune,duke rritur mireqenien,duke e bere Korcen te korcareve do tju rikthejme njerezve shpresen,besimin se ajo mund te behet ashtu si e meriton.



Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις