Takimi me simpatizantët ne Ciflig
Me mjaft interes u ndoq takimi ne fshatin Orman-Ciflig qe zhvilloi me
antare e simpatizante te PBDNJ , perfaqesuesi I kesaj partie ne listen ePD per
zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit,z.Ligpraq Karamelo se bashku me stafin e
tij electoral.
Ne fjalen e tij z.Karamelo shprehu optimizmin ne
fitoren e madhe te opozites,sepse ajo ka nje alternative te qarte ekonomike,e
cila do ti jape vendit nje impuls te madh zhvillimi ne te gjitha deget e
saj.Kjo duket edhe ne mbeshtetjen e madhe qe ajo po gjen kudo ne elektoratin
shqiptar.
“PBDNJ eshte e mobilizuar .sebashku degen e
organizates Omonia,shoqatat qe mbeshtetesin partine qe te japin nje kontribut
te cmuar ne kete fitore.Ne synojme ndergjegjesimin njerezve per tu shkeputur
nga militantizmi politik,per te votuar me bindje te thelle tek alternative e
z.Basha,alternative qe rrit interesin e mireqenien e njerezve,I ben ata zot te
votes se tyre,I jep kuptimin e mirefillte te fjales demokraci,me rrenjet e saj
ne Greqine e lashte.Synimi yne eshte qe qarku I Korces te intesifikoje lidhjet
e ngushta me shtetin fqinj,lidhje qe aq shume u demtuan gjate qeverisjes se
Rilindjes te z.Rama.Kjo sepse ato jane jetike per shume
arsye,ekonomike,kulturore,fetare ne themel te se cilave qendron historia,tradita,lidhjet
e perbashket ne shekuj.
Mos u frikesoni banore te Cifligut,me” gogolin
Berisha” qe strukturat socialiste perhapin tek ju,tek zhurma qe bejne ndaj
nesh,ndaj z.Dule,ata nuk e prisnin kete rritje te PBDNJ,ata nuk kane alternative,nuk njohin fytyren tone
europiane,properendimore,largpamesine tone integruese.
Ne do ti kthejme qeverisjes fytyren sociale,qe
mbeshtet lirite e te drejtat themelore te njeriut,te drejten e punes,te drejten
per nje jete normale,pa diskriminim,pa
varferi,pa polarizim ekstrem,qe interesohet per shtresat ne
nevoje,invalidet,parapelgjike e kategori te tjera te lene ne harrese.Cvlere ka
Rilindja urbane ne kete varferi,ne kete gjendje qe sic u shpreh edhe kjo banore
prane meje,me paterice,me nje kembe I presin perkrahjen sociale!Jane lotet e
kesaj gruaje dhe fjalet prekese te saqe zbehin cdo shkelqim te rreme qe z. Rama
reklamon !Nuk mund te kemi qeverisje pa pasur ne themel natyren
humane,karakterin njerezor,synime themelore te programit ekonomik e PD e
koalicionit te saj.”
Mjerane perpjekjet e PS qe te deshtonte ky takim
mjaft domethenes I PBDNJ ne Ciflig deshtuan me turp. Dy mercenare te saj,nje ish sekretar byroje e
nje punonjes bashkie moren pergjigjen e
merituar nga pjesemarresit ne takim.Por eshte per te ardhur keq qe ende pas 27
vjet demokraci tentohet te prishen takimet elektorale .
Σχόλια
Δημοσίευση σχολίου