VOTONI PBDNJ

VOTONI PBDNJ

Ψηφίζω ΚΕΑΔ

Ψηφίζω ΚΕΑΔ

VOTIME 2017: Fjalimi Hapës i Fushatës Elektorale nga z Ligoraq Karamelo.



Te dashur bashkeqytetare,
Muajt e fundit ishin politikisht shume te veshtire.Vendi arriti ne buze te nje percarje te madhe politike dhe degradimi te procedurave parlamentare dhe procedurave te gjithanshme politike,perjetoi dmth rrezikun e madh te  kthimit mbrapa  I cili do ti kushtonte shtrenjt popullit dhe vendit tone.
Ne pikenisje te kesaj krize gjenden arsyet e rendesishme te  pathogenezes te sistemit politik,te lidhura ngushte me vonesen e zhvillimit te institucioneve shteterore,ne radhe te pare te drejtesise.Sistemi politik nuk I ka prere krejtesisht lidhjet me krimin e organizuar,droga tenton ti jape vendit nje njolle nderkombetare dhe te gjunjezoje zhvillimet shoqerore dhe politike.
Shqiperia ndodhet perballe nje sfide te madhe: te piqet institucionalisht,te modernizohet demokratikisht dhe te zhvillohet ekonomikisht dhe ne sektorin social me udherrefyes vlerat dhe parimet europiane.
Ne kete kuader dhe ne baze te kushteve qe kane krijuar ne jeten politike te vendit gjate koheve te fundit,Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut vendosi te marre pjese ne zgjedhjet e 25 qershorit,duke vendosur kandidate ne fleten e votimit te Partise Demokratike. Eshte e kuptueshme se kjo zgjedhje perbente rrugen e vetme per PBDNJ,ashtu si edhe per partite e tjera te vogla,perderisa zhvillimet qe erdhen si pasoje e marreveshjes PS-PD ,ia nderprene mundesine e pjesemarrjes ne koalicione paraelektorale.
Ambicia,synimi  yne, sa i partise time aq edhe e imja personalisht eshte te afrojme  forcat tona,zerin tone,veprimin tone ne sherbim te perparimit te vendit,te qarkut te Korces,ne sherbim te mireqenies te tij duke u mbeshtetur ne nje NORMALITET EUROPIAN.
Zhgenjehemi duke pare dhjetra mijra qytetare shqiptare,por edhe korcare,vecanerisht te rinj,qe braktisin cdo vit vendin,Korcen, dhe perpiqen te ndertojne jeten e tyre ne Emigracion.Perse ndodh kjo??
Vetem sepse Shqiperia eshte me pak e pasur se vendet e tjera?? Besoj se jo.
Mungesa e shpreses dhe e besimit ne perspektiven e nje modernizimi te shpejte,e nje NORMALITETI EUROPIAN tremb dhe zhgenjen shume me shume,akoma she euporous qytetaret.
Deri tani,klasa politike veproi duke joshur  qytetaret,votuesit,duke premtuar vende pune ne administraten shteterore e publike.Po me kete menyre zgjidh-nuk zgjidh ne fakt,perderisa edhe ata qe punesohen jetojne me pasigurine dhe me vartesine nga zhvillimet politike-problemin shume pak. Detyrohet,shtyhet keshtu shoqeria,ne fakt me se shumti antaret me me vlere te saj te emigrojne,te largohen nga vendi ku linden,nga vendi Iprinderve dhe I te pareve te tyre.
Sic dihet,PBDNJ I jep rendesi paresore  dhe ka si prioritet themelor ruajtjen e te drejtave te njeriut dhe te minoriteteve si kriter themelor I modernizimit europian  te vendit.Interesi I saj mund te kishte si pikenisje njohjen dhe ruajtjen e te drejtave te minoritetit etnik grek,por gjithsesi tani nuk kufizohet vetem ne kete.Synon dhe zbaton praktikisht te behet zeri I mbeshtetjes dhe I mbrojtjes te te gjithe qytetareve shqiptare kjo deri sa secili te ndjehet krejtesisht I lire te vetedeklaroje,te ndjeje se I perket nje komuniteti,te cilin e respekton dhe respektohet nga ai.Besoj se ky rol I PBDNJ ka krijuar nje njohje te shumanshme si nje parti e ndershme dhe e pergjegjshme per te gjithe shoqerine.Persa I takon mua personalisht,me lejoni tju referoj njohjen e rolit tim dhe vleresimin tim nga shoqata mbareshqiptare e gazetareve si politikan I vitit 2016 ne Ballkan per kontributin e dhene ne bashkejetesen e shkelqyer midis komuniteteve dhe forcimin e marredhenieve Shqiperi-Greqi.
PBDNJ ka synimin,ambicien te luaje dhe luan akoma nje rol te rendesishem per te kontribuar ne zhvillimin  e marredhenieve positive,paqesore,harmonike dhe te frutshme me Greqine. Duke preferuar Greqine,jo thjesht sepse ne perfaqesojme minoritetin etnik grek,por fale edhe pranise te qindra mijrave qytetareve shqiptare,te cilet jane integruar me sukses te madh ne ekonomine dhe shoqerine greke dhe kane ndertuar e arritur nje nivel te larte mireqenieje fale punesimit te tyre,mundit e djerses se tyre,por  dhe te mirepritjes nga Greqia.Kete e pranojne dhe e deshmojne te gjithe dhe  se pari ata qe jane kthyer ne Shqiperi si pasoje e krizes ekonomike ne Greqi.
Duke pasur parasysh te gjitha keto,pyet dikush e shqetesohet duke pare kryeministrin z.Rama dhe qeverine e tij te ndjeke vazhdimisht nje vije acarimi dhe kundershtimi retorik me Greqine.Kjo lloj politike valle kujt I sherben?Cfare I sherben kundershtimi me nje vend ,I cili eshte investitori me I madh ne Shqiperi? Ajo qe eshte e sigurte eshte se nuk ka lidhje me ndjenjat dhe interesat materiale te gjysmes se qytetareve shqiptare.Mundet z.Rama te doje me kete menyre ti beje sherbim dhe te behet I pelqyeshem tek Erdogani,por kjo cfare lidhje ka me konceptin  properendimor dhe interesat e qytetarit shqiptar?
PBDNJ synon te kontribuoje ne ndryshimin e klimes negative te marredhenieve greko-shqiptare.Te kontribuoje ne mbizoterimin e atmosferes positive dhe te persosmerise,efektivitetit te bashkepunimit ne te gjithe sektoret.Te rikthejme klimen positive te v.2009,nen qeverisjen e PD.Padyshim qe kjo eshte ne dobi te te gjithe qytetareve shqiptare.
Ne frymen e forcimit te marredhenieve te dashurise shpirterore,miqesise dhe harmonise midis dy popujve te Shqiperise dhe Greqise,konsideroj detyrimin tim tju njoftoj e kujtoj te gjitheve qe nuk e dine,kontributin e jashtezakonshem zhvillimor te Greqise ne qarkun e qytetin e  Korces,nje kontribut te cilin qeveria e sotme shqiptare nuk ka asnje predispozicion ta promovoje.Nje predispozicion te tille negativ tregoi edhe ne rastin e muzeut bizantin te Korces,I cili u inaugurua tetorin e kaluar.Per kete muze Greqia afroi vete idene e ngritjes se ketij muzeu,inisiativen per ngritjen e tij dhe nje shume prej mbi 600 mije euro(sebashku me muzeun Bizantin te Thesalonikut).Gjer ne diten e fundit te inugurimit,qeveria Rama kishte lene palen greke me premtimin,garancine se do te vendoste nje tabele,ne te cilin do te njihej rendesia e kontributi grek ,por ne castin e fundit nderroi mendje dhe vendosi nje tabele tjeter,krejtesisht shume me te thate ne permbajtje nga ajo qe ishte premtuar ne fillim sepse gjoja sic tha z.kryeminister nuk pershtatej arkitektikisht?!! Eshte kjo nje sjellje europiane?? Te gjitha vendet e botes njohin e respektojne kontributin e vendeve te tjera,ne ketu nuk duhet ta njohim meqenese kontributi eshte grek??
Me se shumti,krejtesisht kontribut grek eshte edhe funksionimi I shkolles nentevjecare Omiros,ne te cilin frekuentojne pothuajse 500 nxenes,te cilet vijne jo vetem nga familjet omogjene greke por nga te gjitha perberjet shoqerore te zones.Eshte nje shkolle e domosdoshme,e nevojshme dhe e nje rendesie te shumanshme,paresisht fale maredhenieve jashtezakonisht te ngushta(ekonomike,tregetare,kulturore,turistike etj etj)te zones se Korces me Greqine.
Keto te dhena te kontributit grek duan ti njohin, jam i sigurt, jo vetem dhjetra e mijra Greke Homogjene, ne te cilen Greqia ka ofruar taftotita homogjene ose pashaporte greke, por e gjithe shoqeria shqiptare, qindra e mijera, qytetare Shqiptare te cilet jeta I solli ne nje kontakt te ngushte me qytetaret greke dhe realitetin aty dhe iu dha mundesine te krijojne kredenciale shumë të forta të lidhjeve te përbashkëta të dashurisë, te respektit dhe te solidaritetit njerezor..

 Jetojme ne nje teritor,ne nje rajon qarku,  i cili zoteron  potencial të lartë rritjeje e zhvillimi ne sektore te  ndryshem dhe sidomos ne agrokulture dhe turizem. Dua t’ ju  premtoj se do te afroj te gjitha forcat e mia, njohjen e diturite e mia si dhe pervojen time politike si pjesetar I parlamentit shqiptar per 8 vjet, per te kontribuar ne vleresimin e venien ne perdorim sa me shpejt qe te jete e mundur  të burimeve tona, ne modernizim dhe evropianizimin e kuadrit institucional dhe ne terheqjen e investimeve.Pa investime nuk ka zhvillim,nuk ka vende pune,nuk ka shprese sado kulla te ngrihen e fasada te lyhen.

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις