VOTONI PBDNJ

VOTONI PBDNJ

Ψηφίζω ΚΕΑΔ

Ψηφίζω ΚΕΑΔ

DULE: NËSE VOTOJMË SËRISH ME MILITANTIZËM DO TË MBETEMI NË RRETH VICIOZ - Συνέντευξη του Προέδρου του ΚΕΑΔ Βαγγέλη Ντούλε στην Albania Free Press

DULE: NËSE VOTOJMË SËRISH ME MILITANTIZËM DO TË MBETEMI NË RRETH VICIOZ
Ερώτηση: Το όνομά σας συμπεριλαμβάνεται στην λίστα της περιφέρειας Αυλώνας, όπου η αναμέτρηση σας δεν είναι εύκολη, λαμβάνοντας υπόψη ότι η περιοχή αυτή αποτελεί ισχυρό φρούριο του ΣΚ. Πως βλέπετε τον συνασπισμό της Δεξιάς σε αυτή την περιφέρεια;

Απάντηση: Η περιφέρεια Αυλώνας θα παρουσιάσει ενδιαφέρον αποτέλεσμα στις εκλογές της 25ης Ιουνίου, καθώς σε αντίθεση με προηγούμενες φορές, ο συνασπισμός της ενωμένης αντιπολίτευσης που έχει κατέβει υπό το έμβλημα του ΔΚ έχει όλες τις πιθανότητες να ανατρέψει υπέρ του το παραδοσιακό αποτέλεσμα σε αυτή την περιφέρεια.

Ερώτηση: Πως θα χαρακτηρίζατε την συμφωνία Ράμα-Μπάσα;

Απάντηση: Η λύση που δόθηκε με την συμφωνία Ράμα-Μπάσα, δεν ήταν η απαιτούμενη από την κατάσταση, ούτε από τους περισσότερους από εμάς, αλλά μπορούμε να την χαρακτηρίσουμε μια λύση έκτακτης ανάγκης για την άρση μιας πολύ δύσκολης πολιτικής κατάστασης που είχε δημιουργηθεί στην χώρα. Στην χώρα μας όσον αφορά της εκλογές θα πρέπει να αλλάξουν όλα. Οι επόμενες εκλογές θα πρέπει να αποτελούν προτεραιότητα για κάθε κυβέρνηση και πρέπει να δοθεί λύση από το πρώτο εξάμηνο της πρώτης κοινοβουλευτικής περιόδου.

Ερώτηση: Ήταν δίκαιη η εκλογή του Μέτα στο αξίωμα του Προέδρου της Δημοκρατίας, τους ικανοποίησε όλους; Ποια είναι η άποψή σας;

Απάντηση: Αυτό είναι ένα θέμα που αφορούσε τον κυβερνητικό συνασπισμό του ΣΚ και ΣΚΟ. Ασφαλώς δεν μπορώ να κρίνω αν είναι δίκαιο ή άδικο. Αποτελεί συνταγματικό δικαίωμα κάθε κοινοβουλευτικής πλειοψηφίας με 50 συν ένα ψήφους των βουλευτών να εκλέξει Πρόεδρο Δημοκρατίας . Προσωπικά θα επιθυμούσα τον Ιλίρ Μέτα στην ενεργή πολιτική.

Ερώτηση: Είναι «επιθετική» όπως τα περασμένα χρόνια αυτή η προεκλογική εκστρατεία; Τι θα ξεχωρίζατε μέχρι στιγμής;

Απάντηση: Πρόκειται για μια ήρεμη εκστρατεία, αλλά είναι λυπηρό ότι οι συζητήσεις δεν επικεντρώνονται στην πολιτική επικαιρότητα και τα θέματα για τα οποία οι πολίτες και η κοινωνία ζητούν λύση, αλλά αναλώνονται σε δευτερεύοντα θέματα, θέματα εντυπωσιασμού, ενίοτε δε παραλογισμούς. Οφείλουμε εμείς οι πολιτικοί να δώσουμε ξανά κίνητρο, ελπίδα και λύση στους πολίτες. Οι πολίτες βλέπουν τις εκλογές ως μια διαδικασία που θα προσφέρει λύση στα προβλήματά τους και θα βελτιώσει την καθημερινότητα τους. Ορισμένοι τις αντιλαμβάνοντα απλά και μόνο ως οπαδοί και άλλοι, δυστυχώς, ως μια ευκαιρία μικρής ημερήσιας απολαβής. Για αυτό η ευθύνη των πολιτικών είναι πολύ σημαντική, αλλά δεν είμαι από εκείνους που θα υποστηρίξουν ότι οι πολίτες και η κοινωνία δεν φέρουν καμία ευθύνη. Φέρουν και αυτοί μερίδιο ευθύνης για αυτή την κατάσταση. Όσο ψηφίζουμε με κομματικά κριτήρια θα έχουμε παρόμοιες καταστάσεις άλλοτε καλύτερες, άλλοτε χειρότερες, εγκλωβισμένοι σε ένα φαύλο κύκλο.
INTERVISTË/ Kryetari i PDNJ, Vangjel Dule, flet për gazetën “Albanian Free Press”: Për sa kohë do të votojmë me militantizëm, do të lëvizim gjithmonë brenda kufirit të rrethit vicioz
Kryetari i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule është kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai është pjesë e listave të opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike, si kandidat në qarkun e Vlorës. Në këtë mënyrë, përfshirja e kreut të PBDNJ siguron që minoriteti grek në Shqipëri të jetë i përfaqësuar në Parlament si gjithë legjislaturat e tjera pas fillimit të viteve ’90. Z.Dule në këtë intervistë që dha për gazetën “Albanian Free Press”, thotë se opozita do të thyejë rezultatin tradicional të PS në qarkun e Vlorës. Ish nënkryetari i Parlamentit konstaton me keqardhje se në këtë fushatë, debati nuk po përqendrohet në aktualitetin politik dhe në çështjet që qytetarët dhe shoqëria kërkojnë për zgjidhje, por në aspekte dytësore, sensacione dhe shpesh herë edhe në absurditete. “Për sa kohë do të votojmë me militantizëm do të lëvizim gjithmonë brenda kufirit të rrethit vicioz”, - mendon z.Dule.

Ju jeni pjesë e listës së Qarkut të Vlorës, ku keni tashmë një përballje jo të lehtë duke pasur parasysh se PS, në Vlorë është një bastion i fuqishëm. Si e shikoni koalicionin e djathtë në këtë qark?

Qarku i Vlorës ka një konfigurim shumë interesant në zgjedhjet e 25 qershorit ku në ndryshim nga herët e tjera, i gjithë koalicioni i opozitës së bashkuar që kandidon nën siglën e PD i ka të gjitha shanset për të përmbysur në favor të saj rezultatin tradicional në këtë qark. Duke dhënë kështu dhe një kontribut për fitoren edhe në qarqet e tjera dhe për rrjedhojë edhe në rang Republike.

Ardhja deri në këtë pikë, pra hyrja në zgjedhje e opozitës, erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes Rama-Basha. Nëse s’do të ishte kjo marrëveshje, kriza do të vazhdonte. Si do ta cilësonit këtë marrëveshje?

Zgjidhja që u dha me marrëveshjen Rama-Basha, nuk ishte ajo që kërkohet nga situatat, dhe prej shumicës prej nesh, por mund ta quajmë një zgjidhje emergjence për të kapërcyer një situatë shumë të vështirë, politike që ishte krijuar në vend ku siç dihet përfshihet në marrëveshje një Reformë tërësore Kushtetuese dhe në të njëjtën kohë dhe Zgjedhor. Në vendin tonë në lidhje me zgjedhjet duhet të ndryshojë gjithçka. Në këtë kuadër për zgjedhjet e radhës, duhet të jetë prioritet i prioriteteve i çdo qeveria që nuk duhet lënë për në pjesën e fundit të mandatit por që duhet t’i jepet zgjidhje gjatë gjashtëmujorit të parë të sesionit të ardhshëm parlamentar.

Po zgjedhja e Metës President, a ishte zgjidhja më e drejtë dhe që i ka kënaqur të gjitha palët? Cili është mendimi juaj?

Kjo ishte një çështje që i përkiste koalicionit qeverisës, mazhorancës PS dhe LSI. Sigurisht që nuk mund të gjykohet nëse ishte e drejtë apo e padrejtë. Pra, është në të drejtën Kushtetuese, të çdo shumice parlamentare, përcaktuar, në këtë rast të 50 plus një të anëtarëve të Parlamentit për të zgjedhur Presidentin. Personalisht dhe përtej frymës kushtetuese dhe ligjore, politikisht do të preferoja që Ilir Meta të mbetej në politikën aktive. Por përderisa ishte një zgjedhje e tillë, është e respektuar.

Fushata elektorale ka ndezur motorët për të gjitha krahët e politikës. A është “agresive” si vite më parë kjo fushatë zgjedhore? Çfarë do të veçonit nga kjo fushatë e deritanishme?

Kjo është një fushatë e qetë, por ajo që është për të ardhur keq, edhe njëherë është se debati nuk përqendrohet në aktualitetin politik dhe në çështjet që qytetarët dhe shoqëria kërkojnë për zgjidhje, por përqendrohet në aspekte dytësore, sensacione dhe shpesh herë edhe në absurditete. Të shkojmë edhe njëherë të gjithë së bashku si klasë politike, për të funksionuar si të tillë me përgjegjshmëri dhe për t’u dhënë qytetarëve motivim, shpresë deh zgjidhje. Qytetarët i shikojnë zgjedhjet jo si një proces që do demonstrojë zgjidhje në problemet e tyre dhe që do të përmirësojë përditshmërinë e tyre. Disa e shikojnë thjesht dhe vetëm si militant dhe disa të tjerë e shohin shumë fatkeqësisht si një rast për një përfitim të vogël të ditës. Ndaj është përgjegjësia e klasës politike shumë e madhe por në të njëjtën kohë nuk jam nga ata që do të them se qytetarët dhe shoqëria janë pa faj. Kanë dhe ata pjesën që është shumë e rëndësishme të përgjegjësisë dhe të fajësisë për këtë situatë. Për sa kohë do të votojmë me militantizëm do të kemi situata të ngjashme herë pak të përmirësuara dhe herë pak të përkeqësuara, por duke lëvizur gjithmonë brenda kufirit të rrethit vicioz.

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις